KRYEFAQJA » LAJME » Banorët e Zharrëzës vijojnë protestën

Banorët e Zharrëzës vijojnë protestën

Protesta e banorëve të Zharrëzes përpara ministrisë së energjisë ka hyrë në ditën e 4. Ndonëse drafti që i hap rrugën dëmshpërblimit të tyre iu është dorëzuar dhe pritet të miratohet të mërkurën në qeveri, banorët e Zharrëzës thonë se nuk do të largohen nga ministria pasi në këtë dokument nuk është përfshirë një nga kërkesat kryesore të tyre që lidhet me dëmet e shkaktuara nga kompania në mjedis. Vendimi për vlerësimin e dëmeve në mjedis sipas banorëve duhet të jetë i veçantë nga drafti i dëmshpërblimeve për banesa. Një ditë më parë, tre ministritë e linjës iu dorëzuan banorëve të Zharrëzës një draft vendim i cili do të miratohet këtë të mërkurë në qeveri. Në dokument përcaktohet qartë marrja e masave për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet e tokës në Zharrëz. Po ashtu kompanisë Bankers iu ndalua injektimi i ujit teknologjik në puset gëlqerore, si dhe palët ranë dakord për një ekspert të huaj që do të hedh dritë mbi shkaqet e lëkundjeve në Zharrëz.

Sicred