KRYEFAQJA » LAJME » Banorët e Zharrëzës kërkojnë dëmshpërblim
ministria_e_energjise_dhe_industrise, godina, zharrez, banoret e zharrezes, vijne ne tirane, kerkojne demshperblim

Banorët e Zharrëzës kërkojnë dëmshpërblim

Dhjetra banorë nga Zharrëza, një fshat mbi një fushë naftëmbajtëse, pak kilometra larg Fierit, po shoqërojnë në këmbë drejt Tiranës grevistët e urisë të cilët kërkojnë dëmshpërblim për të gjitha dëmet që sipas tyre i ka shkaktuar kompania e naftës Bankers Petrolium. Ata thonë se nuk do të dorëzohen deri në zgjidhje të plotë të kërkesave të tyre. Nga ana e tij kryetari i grupit të punës, zv.ministri i energjitikës Ilir Bejtja, thotë se qeveria po i plotëson të gjitha kërkesat e banorëve, ndaj u kërkon atyre të ndalin marshimin e të kthehen në Zharrëz. Sipas tij grevistët janë të manipuluar.
Krahas angazhimit për t’iu rindërtuar shtëpitë apo riparuar ato, grupi i punës brenda javës do të caktojë edhe një ekspert ndërkombëtar i cili do të bëjë zbardhje të plotë të ngjarjes, bazuar edhe në raportet e tre aparateve sizmikë të rinj që do të vendosen në zonë.
Një muaj më parë, banorët e Zharrëzës nisën protestat dhe grevën e urisë, por pasi qeveria ngriti grupin e punës për zbardhjen e situatës ata e ndalën përkohësisht grevën, të cilën e rinisën sërish këtë muaj.

Sicred