KRYEFAQJA » LAJME » Banorët e Zharrësës: Në protestë derisa qeveria të marri vendim!

Banorët e Zharrësës: Në protestë derisa qeveria të marri vendim!

Për të tretën ditë radhazi, banorët e Zharrëzës kanë vijuar protestën e tyre pranë Ministrisë së Energjitikës. Ata thonë se nuk do të largohen andej derisa të kenë në dorë vendimin e qeverisë që do t’i hapë rrugë konkretizimit të kërkesave të tyre. “Këtu do të ngelemi! Lusim zotin mos të bien gurë nga qielli se shiun do e përballojmë” thotë një prej banorëve protestues.
Ndërsa në zonën e Zharrëzës aktualisht është ndaluar injektimi i ujit teknologjik nga kompania Bankers Petrolium, banorët kërkojnë që ky injektim të ndalohet kudo, pasi një gjë e tillë ka pasoja të rënda për shëndetit.
“OBSH thotë se mosha mesatare në atë rajon ka shkuar 57.6 vite. Është tepër e dhimbshme” thotë një banor. “Uji është i papijshëm, del me naftë! Fëmijët shtatë muajsh kthehen në azmatikë” shton një baba i ri.
Banorët thonë se dëmshpërblimi për shtëpitë e dëmtuara është një nga kërkesat kryesore të protestuesve, gjë që ata thonë se kanë rënë dakord gjatë takimit me zëvendëskryeministrin Peleshi. Por ata ngelen skeptikë deri në daljen e VKM-së përkatëse. “Për ne çdo gjë është e pabesueshme derisa çdo gjë të bëhet me vendim të formës së prerë nga qeveria” dhotë një protestues.

Sicred