KRYEFAQJA » LAJME » Banorët e Tiranes, të detyruar të përdorin depozitat

Banorët e Tiranes, të detyruar të përdorin depozitat

Banorët e kryeqytetit pohojnë se përpiqen të kufizojnë sa të munden përdorimin e ujit të depozitave e se zgjedhja e tyre është e kushtëzuar nga pamundësia për të patur ujë 24 orë. “Nuk ndjehemi fare të sigurt nga uji por e përdorim për të gjitha skemi ça të bëjmë. E pastrojmë një herë në vit depoziten. Ne e blejmë ujin dhe e paguajmë gjithashtu” u shprehen disa qytetarë. Ndërkohë që në pallatet ekzistuese depozitat janë individuale, ashtu si edhe kujdesi për higjenën e tyre, në pallatet e reja banorët nuk mund të thonë me siguri se kur janë pastruar për herë të fundit depozitat kolektive. “Nuk pastrohen se ska kush ti pastroje. Duhet përgjegjësi i pallatit patjetër që të përgjigjet për atë punë” thanë qytetarët e pyetur. Pastrimi i depozitave kolektive në pallatet e reja është një ndër përgjegjësitë e administratorëve të pallateve. Por ndonëse ligji për bashkëpronësinë është miratuar që në 2009-en, vetëm pak muaj më parë ka nisur të gjej zbatim në bashkinë e Tiranës.

Sicred