KRYEFAQJA » LAJME » Banorët e Thethit kërkojnë hapjen e rrugëve, bashkia thotë se po punon

Banorët e Thethit kërkojnë hapjen e rrugëve, bashkia thotë se po punon

Prej më shumë se katër muajsh, Thethi, zona e njohur e veriut të Shqipërisë, vijon të mbetet e izoluar nga bora. Përditshmërinë, banorët e kësaj zone ku pretentohet edhe për turizëm dimëror, e kanë të vështirë. Edhe në “Ditën e Verës” banorë e Thethit, nuk dolën dot nga izolimi. Ndaj ata vendosën të mërkurën që 7 kilometrat e segmentit Theth – Bogë ti bëjnë në këmbë, për të zbritur më pas në qytet për ti dorëzuar Kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi një peticion për këtë çështje.
“Kërkojmë së pari të hapet rruga e cila është bllokuar në distancën 7 kilometra dhe të merrni masa për alokimin e fondeve të nevojshme në buxhetet e viteve në vazhdim për pastrimin e vazhdueshëm të borës, mirëmbajtjen e rrugës me skorje dhe kripë. Thethi si një bukuritë natyrore që krenohet e gjithë Shqipëria, duhet të krenohet edhe Shkodra, bashkia e saj. Kërkojmë që të mos persekutohet më me indiferentizmin që i bënë kësaj zone” lexon peticionin para Bashkisë së Shkodrës, Luigj Shyti një banor i zonës.
“Nëse nuk merren masa urgjente për këtë gjë do të ndërmarrim hapa të tjerë” paralajmëron një banor i Thethit. “Do të vimë e të flemë këtu në oborr të bashkisë me çadra kampingu, me fëmijët, njerëzit dhe familjet tona” thotë ai duke shtuar se “Eshtë e paimagjinuar se si mund të rrije rruga e bllokuar”
Bashkia Shkodër, institucioni që menaxhon këtë segment rrugor, ka preferuar që sqarimin ta bëjë përmes facebookut. Ajo ka postuar një video dhe shkruan se “ Sqarojmë opinionin publik se Bashkia është duke punuar për hapjen e rrugës. Kushdo mund të shkojë të shikojë punën që po bëhet aktualisht në segmentin Bogë – Theth”.

Sicred