KRYEFAQJA » LAJME » Banorët e Hoxharës ankohen: Po abuzohet me listat e të përmbyturve!
Banorët e Hoxharës ankohen: Po abuzohet me listat e të përmbyturve!

Banorët e Hoxharës ankohen: Po abuzohet me listat e të përmbyturve!

Banorët e Hoxharës të dëmtuar nga dy përmbytjet e fundit, do ti drejtohen prokurorisë së rrethit Fier, për sipas tyre abuzime me listat e për dëmshpërblim nga kjo fatkeqësi. Ata janë pritur sot nga Prefekti i Qarkut Fier, por kanë mbetur të pakënaqur. Sipas tyre prefektura po e kalon problemin tek Bashkia Fier duke lënë pa zgjidhje çështjen e listave për dëmshpërblimet nga përmbytjet.
Edhe një ditë më parë banoret e Hoxharës protestuan para prefekturës pasi nuk janë dakort me vlerësimin që është bërë nga grupet e Bashkisë së Fierit për përmbytjet. Megjithëse janë përmbytur dy shtëpi, sipas banorëve në listë janë shënuar 36 duke krijuar një listë abuzuese dhe me emra që nuk i përkasin ketij fshati.

Sicred