KRYEFAQJA » LAJME » Banorët e fshatit Panariti protestojnë për ndërtimin e TAP

Banorët e fshatit Panariti protestojnë për ndërtimin e TAP

Banorët e Panaritit, Grabockës, Trebickës dhe Treskes kanë protestuar për premtimin e pambajtur sipas tyre nga TAP për rikonstruksionin e rrugës që të çon në Panarit në një gjatësi prej 9 km. “Kërkojmë një rrugë, vetëm një rrugë, asgjë tjetër”. Kjo është hera e tretë që ata protestojnë duke bllokuar për disa orë qarkullimin e mjeteve të kompanisë TAP me qëllim zgjidhjen e kërkesës së tyre. “Qëllimi i kësaj proteste nuk është të bllokojmë gazsjellësin TAP sepse kjo është e pamundur edhe sikur të duam ne. Por është faji i kompanisë, faji i shtetit që nuk ka marrë kontakt paraprak me komunitetin”. Nga ana tjetër kostot për kalimin e gjurmës në territorin ku ata jetojnë janë tepër të mëdha pasi kanë humbur kullotat ku kullosin bagëtitë që janë e vetmja e ardhur për mbijetesë. “Janë prerë mijëra fidanë të cilët janë mijëra vjecarë, të cilët edhe në rast se mbillen duan 100 vjet qe të bëhen në gjendjen që ishte. Mirë pylli është i shtetit, po ajri, oksigjeni, pluhuri që thithin kta njerëz i kujt është. Nuk kanë të drejtë të thithin ktë ajër. Asgjë tjetër nuk kanë përveç këtij ajri. Atëherë tju hapet kjo dritare që të lidhen me botën e gjallë që edhe ata të jetojnë si të gjithë njerëzit e tjerë. Kaq është, është fare e thjeshtë”. Gjysmën e vitit banorët e kësaj zone të thellë të qarkut të Korçës në dimër qëndrojnë të izoluar për shkak të mungesës së rrugës dhe nuk kanë asnjë kontakt me qytetin duke mos marrë shërbimet e nevojshme. Banorët shprehen të vendosur të vazhdojnë protestën deri në zgjidhjen e kërkesës së tyre që siç shprehen vetë ata është një premtim i pambajtur i kompanisë Tap.

 

Sicred