KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Bankers në borxh me qeverinë, apo e kundërta?

Bankers në borxh me qeverinë, apo e kundërta?

Me 1 mars 2017 qeveria shqiptare vendosi dëmshpërblimin e menjëhershëm në vlerën 100 përqind të dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet e tokës në fshatrat Zharrëz, Dukas e Kuman, si dhe në bashkitë Patos e Roskovec. Për të arritur në këtë vendim, banorët e Zharrëzës hynë në greve urie, dhe qëndruan me ditë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Por sot, kur po behet 1 vit nga marrja e vendimit, ata janë detyruar të dalin sërish në rrugë, sepse vendimi ka mbetur i pazbatuar.
“Situata në Zharrës është katastrofë. Shiu po bie brenda” thonë të irrituar banorët. Sipas tyre ata nuk mapo marrin asnjë përgjigje për hallet e tyre. “Ku u ndanë paratë?” pyesin vazhdimisht banorët.
Më 16 nëntor të vitit të shkuar Këshilli i Ministrave vendosi që fondi prej afro 176 milionë lekëve, për dëmshpërblimin e 71 familjeve, banesat e të cilëve janë shkatërruar nga lëkundjet e tokës në fshatrat Zharrëz dhe Dukas, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, në masën 74 milione lekë, ndërsa 101 milionë lekë të tjerënga Bankers Petroleum Albania.
Por ndërsa shteti i njeh këtë detyrim kësaj kompanie, vetëm disa ditë më parë, Gjykata e Arbitrazhit në Paris vendosi që qeveria t’i kthejë kësaj kompanie 57 milionë dollarë.
Sipas vendimit, këto para qeveria shqiptare ia ka marrë pa të drejtë kompanisë Bankers përmes tatimeve dhe tani duhet t’ia kthejë menjëherë mbrapsht. Pra është Bankers në borxh me qeverinë, apo e kundërta? Sa të zgjidhet kjo çështje banorët e Zharrëzës do vijojnë të jenë pa dëmshpërblim.

Sicred