KRYEFAQJA » LAJME » Banka kandidat për president në WADA

Banka kandidat për president në WADA

Ministri i sportit i Polonisë Witold Banka është propozuar nga Agjencia Botërore Anti-Doping për të qenë presidenti i ardhshëm i këtij organizmi. Banka është zgjedhur për herë të parë si kandidat nga Evropa në janar dhe propozimi i tij do të dorëzohet në WADA deri në fund të majit. “Unë do të bëj çmos për të mos humbur besimin e autoriteteve publike të të gjitha palëve të interesuara. Vetëm së bashku mund ta bëjmë WADA më të fortë–tha Banka. “Ne duhet të ruajmë unitetin e WADA-s dhe të ndryshojmë politikën e saj në drejtim të përmirësimit të sistemit. Të rritet numri i kontrolleve, të krijojmë fonde solidariteti anti-doping, si dhe të rritet numri i laboratorëve të akredituar. Unë jam optimist se diçka më e mirë do të bëhet”. Ministri i sportit i Polonisë ka deklaruar se ky është momenti më i rëndësishëm në karrierën e tij. “E vlerësoj shumë propozimin që më është bërë. Eshtë një moment mahnitës për mua. Një nga momentet më të rëndësishme në jetën time profesionale” – tha Banka.

Sicred