KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Banka e Shqipërisë, vijon ndërhyrjen në tregun valutor duke blerë Euro
Rama: BSH qendër graviteti për vendin

Banka e Shqipërisë, vijon ndërhyrjen në tregun valutor duke blerë Euro

Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të blerë Euro në tregun e brendshë valutor. Guvernatori Gent Sejko deklaron se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor, dy muaj më parë frenoi mbiçmimin e shpejtë të kursit të këmbimit: “ Masat e fundit të politikës monetare – ulja në nivelin 1.0% e normës bazë të interesit dhe ndërhyrja në tregun e brendshëm valutor, me objektiv frenimin e mbiçmimit të shpejtë të kursit të këmbimit, kanë rezultuar efektive.” Por ai shtoi se Banka e Shqipërisë vijon të jetë në monitorim për shkak të mbiçmimit që vjen nga faktorët sezonal, prurjet. Gent Sejko vijoi si më poshtë: “Pas mbiçmimit të shpejtë të regjistruar në muajt Prill-Maj, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë, arriti të qetësojë funksionimin e tregut të brendshëm valutor dhe të frenojë mbiçmimin e kursit të këmbimit. Megjithate, analizat tona sugjerojnë se raporti i kërkesës dhe ofertës në tregun valutor mbetet i zhbalancuar, pjesërisht dhe si pasojë e prurjeve të larta sezonale, dhe se mbiçmimi i shpejëe dhe i mëtejshëm i kursit të këmbimit do të dëmtonte kthimin e inflacionit në objektiv, në afatin e mesëm.” Edhe ndryshimin e buxhetit të shtetit me akt normativ, Guvernatori e sheh si lëvizje të diktuar nga mbiçmimi i shpejtë dhe i paparashikuar i kursit të këmbimit në periudhën Prill- Maj. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë vlerëson se rikthimi i inflacionit në objektiv do të marrë më shumë kohë nga sa ishte parashikuar, duke e shtyrë kthimin e inflacionit, në objektivin ligjor 3 % brenda vitit 2020.

Sicred