KRYEFAQJA » LAJME » Banka e gjakut bën thirrje për dhurime vullnetare

Banka e gjakut bën thirrje për dhurime vullnetare

Përveç të sëmurëve telasemik, në hall për gjak janë edhe shumë pacientë që gjenden të shtruar në pavionet e QSUT. Mjeku transfuziolog në spitalin e traumës Kristo Raca, thotë se gjendja kritike që filloi gjatë muajve të verës me rënien e ndjeshme të dhurimeve vullnetare ende vashdon dhe kjo i bën ata të pafuqishëm t’ju përgjigjen plotësisht kërkesave për gjak që vijnë nga spitalet. “Problemin e kemi në QSUT ku atje kemi shumë pavione që kanë nevojë shumë për gjak siç është hematologjia, onkohematologjia, gastropatologjia. Ka kërkesa që nuk realizohen, ka vetëm për urgjencat dhe jo për të gjitha kërkesat që ka çdo ditë pavijoni apo reparti”. Në spitale, sot qytetarët japin gjak vetëm kur një i afërm i tyre ka hall shëndetësor ndërsa dhurimin vullnetar nuk e praktikojnë. “Rastet e dhurimeve vullnetare duhet të jenë rreth 100 dhurime vullnetare që të mbulohen nevojat.Gushti dhe shtatori janë periudha të vështira për Qendrën Kombëtare të transfuzionit të gjakut”. Nga banka e gjakut mësojmë se dhurimet vullnetare kanë mbetur në dorë të organizimeve institucionale ndërkohë që ndërgjegjësimi qytetar për të dhuruar qoftë edhe një qese gjak në vit është thuajse zero.

Sicred