KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Banka Botërore: Shqipëria në rrugën e duhur

Banka Botërore: Shqipëria në rrugën e duhur

Rritja ekonomike në Shqipëri, do vazhdoje të mbetet e fortë. Banka Botërore, ndërsa vlerëson reformat e ndërmarra, inkurajon ecurinë e tyre: “ Janë shumë elemente që duhen marrë në konsideratë. Ne si Bankë Botërore për 2017-en kishim parashikuar një rritje prej 3.8%, duke u bazuar në potencialet që ka Shqipëria në sektorin e turizmit, remitancat ” tha Maryam SALIM përfaqësuesja e BB për Shqipërinë. Gjatë një vizite në Kukës, ku me drejtuesit vendore u diskutuan projekte konkrete, përfaqësuesja e lartë e Bankës Botërore, tha se Shqipëria është në rrugën e duhur, madje duke e lidhur këtë edhe me perspektivën europiane: “Shqipëria është në rrugën e drejtë për të ecur përpara. E shikojmë se ka akoma hapësirë për përmirësim si psh, ka nevojë për përmirësim legjislacioni që rregullon marrëdhëniet në fushën e biznesit. Ka potenciale të pashfrytëzuara në turizëm, por ne besojmë se Shqipëria është në rrugën e duhur, e që vitin e ardhshëm mund të filloje negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”. Banka Botërore ka parashikuar një rritje prej 3.6 % të ekonomisë shqiptare për vitin 2018. E kjo është në një linjë me parashikimet e FMN , që në raportin e tetorit, uli me 0.4 pikë përqindje parashikimin për zgjerimin ekonomik të vendit vitin e ardhshëm, nga 4.1 % në 3.7 %.

(Visited 50 times, 1 visits today)
Sicred