KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Banka Botërore: Kriza politike kërcënim për ekonominë
banka-boterore, Banka Botërore, Kriza politike, kërcënim për ekonominë, ekonomia shqiptare

Banka Botërore: Kriza politike kërcënim për ekonominë

Në raportin e rregullt ekonomik, Banka Botërore e vlerëson Shqipërinë si vendin me rritjen më të fortë ekonomike në ballkanin perendimor. Gallina Andronova shprehet kështu: “Rritja ekonomike në Shqipëri mbetet e fortë. Vendi është një nga ekonomitë me rritjen më të fortë në Ballkanin perëndimor dhe ajo çfarë është më e rëndësishme është se më në fund rritja ekonomike po ndihmon në krijimin e vendeve të punës.” Sipas Hilda Shijakut, “Ekonomia pritet të arrijë deri në 3.5 përqind rritje.” Në vlerësimin e bankës botërore rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të forcohet më shumë në dy vitet e ardhshme por këto parashikime optimiste vihen ne rrezik nga kriza aktuale politike. Më herët edhe biznesi, banka e shqipërisë si dhe ministria e financave kanë ndarë të njëjtin shqetësim për ecurinë e ekonomisë. Të gjithë aktorët ekonomikë të vendit i druhen pasojave që mund të sjellë tensioni politik në ekonominë shqiptare.

Sicred