KRYEFAQJA » LAJME » Banjë, komunikimi i Vuçiçit me telefon pritet me të qara nga banorët
Banjë, komunikimi i Vuçiçit me telefon pritet me të qara nga banorët

Banjë, komunikimi i Vuçiçit me telefon pritet me të qara nga banorët

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ju ka premtuar banorëve serbë të fshatit Banjë të Skënderajt se shteti është me ta. Premtimin e tij zoti Vuçiç e ka bërë gjatë një komunkimi telefonik me banorët që ishin mbledhur në oborrin e një shkolle, pasi presidenti i Serbisë nuk u lejua, sikurse u tha për arsye sigurie, të shkonte në Banjë. “Nuk kam mundur të kaloj tutje dhe nuk dua që t’u rrezikoj juve dhe sigurinë tuaj, kështu që ju lus të gjithë juve serbëve të fshatit Banje që të mbaheni të fuqishëm. Shteti i juaj do të jetë më ju”, u tha Vuçiçi atyre përmes telefonit, fjalë që ka shkaktuar të qara. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është ndaluar nga policia në fshatin Terrnavc, pas protestave dhe reagimeve të qytetarëve dhe organizatave të dala nga lufta në Kosovë. Ai ka thënë se i vjen keq që nuk ka arritur t’i vizitojë serbët atje, duke sqaruar se këtë nuk ia kanë lejuar autoritetet e Prishtinës.

Sicred