KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bangladesh: Cikloni Mora evakuoi 450.000 persona të fshatrave bregdetare

Bangladesh: Cikloni Mora evakuoi 450.000 persona të fshatrave bregdetare

Cikloni Mora goditi Bangladeshin shoqëruar me erëra me intensitet të lartë shpejtësie deri në 135 kilometra në orë, duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe detyruar evakuimin e 450.000 persona të fshatrave bregdetare. Cikloni ka përfshirë zonën në juglindje të vendit mes qyteteve Çitagong dhe Koks Bazar. Asnjë viktimë nuk raportohet për momentin por autoritetet kanë njoftuar për dëme të konsiderueshme në qendrat e banimit. Qeveria ka strehuar rreth 450.000 banorë të rajonit pas sinjalizimit të emergjencës meteorologjike në nivelin maksimal.

Sicred