KRYEFAQJA » LAJME » Banda e trafikut të shqiptarëve në Bari, operacioni “Shefi i madh” 43 të arrestuar
Banda e trafikut të shqiptarëve në Bari, operacioni “Shefi i madh” 43 të arrestuar

Banda e trafikut të shqiptarëve në Bari, operacioni “Shefi i madh” 43 të arrestuar

Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë, ka çuar në arrestime të reja. Vlerësohet se shqiptarë dhe italianë janë përfshirë në një organizatë trafikimi me qëndër në Bari. Operacioni i koduar “Shefi i madh”, çoi në arrestimin e 43 personave më 14 mars 2018, ku 21 prej tyre janë shtetas shqiptarë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj dhe Etore Cardinali, prokuror i Barit dhe Drejtor rajonal i Antimafias, dhanë detaje ndonëse deklaruan se ende kjo cështje mbart shumë të dhëna të panjohura.
“Nga shkëmbimi i informacionit rezultoi se Mariglen Shusha, Donjal Drolli, Hamit Seferi dhe Malton LLeshi ishin pjesëtarë të një grupi kriminal që vepronte mes Shqipërisë e Italisë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe që ndodheshin në vendin tonë. Nga bashkërendimi i provave dhe puna e përbashkët u bë i mundur lokalizimi dhe në bazë të udhërarrestit ndërkombëtar u prangosën më 14 mars. Ndërsa ndaj dy personave, Ferhat Hajdini dhe Fiqiret Seferi është dhënë “arrest me burg”. Mes të arrestuarve është dhe Dino Abazi, i dyshuar si pjesë e organizatës kriminale” tha zoti Hajdarmataj.
Vetëm gjatë viteve 2016- 2017 në Itali policia sekuestroi gjithsej 2.5 ton lëndë narkotike kanabis, 1 kg heroinë dhe 1 kg kokainë. Prokurorët italian thanë se se droga vinte nga Orikumi dhe shqiptarët ishin furnizues të lëndës narkotike.
“Operacioni u kodua “Shefi” sepse nuk jemi limituar vetëm tek ata që ishin destinuesit e drogës në Itali por kërkuam për të gjetur përgjegjësit që dërgonin drogën. Njëra organizatë vepronte në Bari tjetra në jug të Barit” prokurori i Barit Cardinali.
I pyetur rreth përfshirjes së strukturave policore në këtë rrjet, Drejtori i policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se gjatë hetimeve nuk ka rezultuar se ka pasur bashkëpunim ndërmjet furnitorëve me individë të policisë shqiptarë. Pjesë e skuadrës së operacionale ne Shqiperi dhe skuadres hetimore ishin dhe oficerë të DIA.
“Po kryhen hetime paralele si nga ana jonë, por dhe prokurorëve në Itali për një numër procedimesh për trafikimin e sasirave të mëdha të narkotikëve, kryesisht të llojit kanabis sativa, të trafikuar në forma të ndryshme përmes detit, ajrit, dhe në raste të pakta nga pikat e kalimit kufitar. Këto raste i referohen viteve 2016- 2017, ku vlen të theksohet se kërkohet bashkëpunimi mes dy prokurorive” tha prokurori Hajdarmataj.
Kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj në konferencën me palën italiane u pyet nga gazetarët në lidhje me 613 kg kokainë të kapur në Durrës. Ai tha se të gjitha strukturat ligjzbatuese po punojnë për të dhënë ndihmesën e tyre. Rasti po vlerësohet tha ai dhe po bashkëpunohet me homologët në vendet ku u tranzitua kontenieri.“Për rastin për të cilin flisni të gjithë strukturat shtetërore përfshi Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Policinë e Shtetit dhe struktura të tjera që japin ndihmesë në këtë çështje. Ky është një rast që është vlerësuar, po bashkëpunojmë dhe me homolgoët në vendet ku është tranzituar kontenieri. Hetimet janë intensisve kemi përfshirë në hetime oficerët më të mirë që ka prokuroria e policia” tha Kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Sicred