KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ban Ki-moon: Thirrje palëve që të bëjnë të pamundurën për të mbrojtur civilët në Siri

Ban Ki-moon: Thirrje palëve që të bëjnë të pamundurën për të mbrojtur civilët në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka shprehur alarmin “mbi raportet e mizorive kundër një numri të madh të civilëve” në qytetin e Aleppo të Sirisë. Ban u bëri thirrje të gjitha palëve, veçanërisht qeverisë së Sirisë dhe aleatëve të saj, për të mbrojtur civilët. Këshilltari humanitar i OKB-së, Jan Egeland, më parë tha se Siria dhe Rusia ishin “të përgjegjshme” për çdo mizori të kryer nga ushtarët pro-qeveritare. Fitimet e mëdha nga ushtria siriane kanë bërë që rebelët në Aleppo të jenë në prag të humbjes. Në një deklaratë, zëdhënësi i Ban tha se “Sekretari i Përgjithshëm është i alarmuar mbi raportet e mizorive kundër një numri të madh të civilëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në orët e fundit në Aleppo”. “Duke theksuar se Kombet e Bashkuara nuk janë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto raporte, sekretari i përgjithshëm ia ka përcjellë shqetësimin e tij palëve përkatëse.

Sicred