KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ban Ki-Moon lë detyrën më 31 dhjetor
Ban Ki-Moon lë detyrën më 31 dhjetor

Ban Ki-Moon lë detyrën më 31 dhjetor

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, do të tërhiqet nga posti mesnatën e 31 dhjetorit. Gjatë një mbrëmjeje ku është përshëndetur me stafin e tij në Kombet e bashkuara ai është shprehur se ndihej si Hirushja. “Dua t’ju them vetëm faleminderit. Mesnatën e 31 dhjetorit do të jem në Times Squere, ku do të ndjek rënien e topit që shënon ndërrimin e viti dhe miliona njerëz do të më shohin se si do të humbas punën time”, është shprehur ai.
Ban Ki-moon, e ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që prej 1 janarit të vitit 2007, ndërkohë për të është folur shumë në mediat e huaja si një nga kandidaturat e mundshme për Presidencën e Koresë së Jugut.

Sicred