KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Balona zjarri” mbi Izrael, ushtria vret dy palestinezë

“Balona zjarri” mbi Izrael, ushtria vret dy palestinezë

Ushtria izaelite ka sulmuar me mjete ajrore një grup palestinez në kufi të Gazës, të cilët kishin nisur drejt Izraelit “balona zjarri”, që mbanin materiale të ndezshme. Ushtria izraelite plagosi të shtunën dy palestinezë në Rripin e Gazës, të cilët po përpiqeshin të nisnin “balona zjarri” përtej kufirit në Izrael, thanë zyrtarët. Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite tha se me anë të një mjeti ajror është qëlluar një grup afër kufirit të Gazës që po lëshonte “balona zjarri” që mbanin materiale të ndezshme në Izrael. Burimet palestineze të sigurisë thanë se një avion djegës kishte gjuajtur mbi njerëz në lindje të kampit të refugjatëve Al-Bureij në Rripin Qendror të Gazës. Që nga shpërthimi i protestave të mëdha kufitare më 30 mars, janë regjistruar më shumë se 300 zjarre. Të paktën 130 palestinezë janë vrarë nga armë zjarri izraelite në të njëjtën kohë.

Sicred