KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Balluku: Së shpejti “Bursa Shqiptare e Energjisë”
Balluku: Së shpejti “Bursa Shqiptare e Energjisë”

Balluku: Së shpejti “Bursa Shqiptare e Energjisë”

Shqipëria do të ketë edhe bursën e energjisë. Lajmi është dhënë nga ministrja e Energjië dhe Infrastrukturës Belinda Balluku. “Ju bëjmë me dije se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka miratuar në mbledhjen e datës 15 maj 2019 krijimin për herë të parë në Shqipëri të “Bursës Shqiptare të Energjisë” u tha zonja Balluku të enjten deputetëve.” Bursa, si instrumenti më i rëndësishëm i këtij tregu, do të operojë dhe do të organizohet në bazë të një platforme elektronike të tregut të ditës në avancë (day-ahead) dhe të tregut të së njëjtës ditë (intraday). Standardet e imponuara prej themelimit dhe operimit të Bursës Shqiptare të Energjisë, do të ndikojnë direkt dhe indirekt në rritjen e përformancës financiare të sistemit dhe tregut elektroenergjitik në Shqipëri”tha ministria Balluku.

Sicred