KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Balluku: Kërkimet për naftë ndikim të drejtëpërdrejtë në ekonomi!

Balluku: Kërkimet për naftë ndikim të drejtëpërdrejtë në ekonomi!

Ngjarjen më të rëndësishme në sektorin e naftës dhe gazit në 30 vitet e fundit e ka quajtur Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku konfirmin nga kompania Shell për potencialin e zbulimit të rëndësishëm të naftës në Bllokun 2 dhe 3, në zonën e Shpiragut, në qarkun e Beratit.

“Kompania Shell ka konfirmuar cilësinë e naftës së papërpunuar dhe ekzistencën e rezervave të mundshme të naftës gjithashtu rezultatet konfirmojnë se struktura naftëmbajtëse është me porozitet të lartë duke e bërë kështu nxjerrjen e naftës më të lehtë dhe rrjedhimisht më pak të kushtueshme” theksoi ministrja Balluku.

Përfaqësuesi i Shell në Shqipëri nënvizoi se aktualisht kompania është ende në fazën vlerësuese në Bllokun 2 dhe 3 dhe kërkohen shpime të mëtejshme. “Testi i prodhimit shumëditësh që po kryejmë ka dalë siç duhet me disa mijëra fuçi në ditë dhe volumet e rikuperueshme tregtare ende janë për tu përcaktuar. Hapi tjetër në këtë program vlerësimi është të kryejmë një test të zgjeruar në Shpirag 4 për të bërë shpime të tjera në puse të tjera që mund të na çojnë në lehtësi pilot vlerësimi. Jemi të kënaqur që përmbushëm atë që nisëm në Shqipëri dhe që do ta vazhdojmë me investime” nënvizpi përfaqësuesi i Shell në Shqipëri.

Aktualisht prodhimi i naftës në shkallë vendi është 18 mijë fuçi në ditë ndërkohë që nga ky zbulim në Shpirag rrit potencialin me disa mijëra fuçi në ditë.

Sicred