KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ballsh, punonjësit e Kombinatit të Naftës sërish në protestë

Ballsh, punonjësit e Kombinatit të Naftës sërish në protestë

1000 punonjësit e Kombinatit të Naftës në Ballsh kanë protestuar përsëri. Ajo ka ardhur si shkak i mos marrjes se pagave të prapambetura, pezullimit të punës për shkak të mungesës së lëndës së parë si dhe moszabtimit të statusit të naftëtarit. Kjo është dita e parë e protestës së paralajmëruar nga naftëtarët që ka nisur me thirrjet e tyre para portës se uzines dhe ka vijuar me një marshim prej kombinatit e deri në qendër të qytetit të Ballshit. Përgjatë këtij marrshimi vargut të gjatë të protestuesve u janë bashkuar edhe famijarë të tyre dhe qytetarë të Ballshit.