KRYEFAQJA » LAJME » Ballkani riafirmon angazhimin për bashkëpunim përballë sfidave të natyrës
Ballkani riafirmon angazhimin për bashkëpunim përballë sfidave të natyrës

Ballkani riafirmon angazhimin për bashkëpunim përballë sfidave të natyrës

 

Autoritetet e Ballkanit Perëndimor përgjegjës për ndryshimet mjedisore dhe klimatike, u mblodhën sot në panelin e nivelit të lartë në Bon, Gjermani, duke shprehur përkushtim të fortë për veprim të përbashkët rajonal në përgjigje të sfidave mjedisore dhe klimaterike. Veprimtaria u organizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) dhe Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit të Serbisë.
Pjesëmarrësit miratuan Deklaratën mbi Mjedisin dhe Veprimin Klimatik në Ballkanin Perëndimor duke rënë dakord për nevojën në rritje në rajon për të përmirësuar koordinimin e nismave dhe projekteve ekzistuese rajonale, si dhe ato që do të zhvillohen për t’i shërbyer qëllimeve të Strategjisë së Evropës Juglindore 2020. Ata gjithashtu pranuan ndërlidhje të forta mes energjisë dhe politikave të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, duke kërkuar mënyra për të forcuar bashkëpunimin ndërsektorial në nivelin më të lartë politik.
Goran Svilanoviç, Sekretari i Përgjithshëm i KBR, tha se veprimi i përbashkët përfaqëson përgjigjen e vetme të vlefshme që mund të çojë në rezultate të prekshme. “Anketa vjetore e opinionit publik dhe të biznesit të KBR Anketa Balkan Barometer 2017 (BB) tregon se 73% e qytetarëve të rajonit e perceptojnë ndryshimin e klimës si një problem, duke vazhduar trendin rritës të regjistruar në 2015. 77% e bizneseve në Evropën Juglindore thonë se tashmë kanë ndërmarrë disa masa për të zvogëluar ndikimin e dëmshëm në mjedisin e tyre” tha zoti Zvilanoviç. Sipas tij “ky është një moment i përshtatshëm, i cili duhet të përdoret për të identifikuar dhe zbatuar aktivitete të përbashkëta që do të përcjellin zbatimin e aksionit ambicioz shumëvjeçar për Zonën Ekonomike Rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor në fushat e tregtisë, investimeve , lëvizshmërinë dhe integrimin digjital, secili prej tyre që përfshin dimensionin mjedisor “.
Puna rajonale për mbrojtjen e mjedisit dhe zbutjen dhe adaptimin e ndryshimeve klimatike tashmë është iniciuar përmes Grupit Rajonal të Punës për Mjedisin i bashkëkryesuar nga KBR dhe bashkëkryesimi i rradhës i ekonomive të Ballkanit Perëndimor. Grupi i Punës është i ngarkuar me zbatimin e Dimensionit Mjedisor të Strategjisë së KBR në Evropën Juglindore 2020.
Takimi diskutoi zbatimin e Marrëveshjes së Parisit mbi Ndryshimet Klimatike, kontributet e ekonomive të Ballkanit Perëndimor brenda agjendës së mjedisit dhe mënyrat për rajonin që të reagojë si duhet dhe të përshtatet me ndryshimet e pashmangshme klimatike.
Diskutimi përfshiu gjithashtu rezultatet paraprake të Studimit mbi Ndryshimet Klimatike në Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Ndikimi në Sektorët e ndryshëm të Ekonomisë, duke përfshirë përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Agjencinë Mjedisore nga Austria, Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit, Mjedisi i OKB-së dhe agjencitë dhe organizatat e tjera relevante që veprojnë në rajon. Gjetjet paraprake të projekt studimit tregojnë se rajoni është shumë më i prekshëm ndaj ndryshimeve klimatike se pjesa tjetër e Evropës në shumë sektorë, gjë që kërkon vëmendje dhe veprim të ngushtë të ekonomive të rajonit.
Përfundimi i takimit Serbia zyrtarisht e dorëzoi bashkëkryetarin e Grupit Punues Regjional për Mjedisin në Republikën ish Jugosllave të Maqedonisë për vitin e ardhshëm.

Sicred