KRYEFAQJA » LAJME » Ballkani në pritje të presidencës Bullgare
Ballkani në pritje të presidencës Bullgare

Ballkani në pritje të presidencës Bullgare

Goran Svilanoviç, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal u takua të enjten, në Sofje me Ekaterina Zaharieva, Zëvendës Kryeministrja Bullgar për Reformën Gjyqësore dhe Ministre e Punëve të Jashtme. Zoti Svilanoviç dhe zonja Zaharieva biseduan për prioritetet e presidencës së ardhshme gjashtë-mujore të Bullgarisë të Këshillit të Bashkimit Evropian, duke filluar nga 1 janari 2018.
Zonja Zaharieva tha se përparësia kryesore e presidencës bullgare të BE do të ishte Ballkani Perëndimor dhe mbështetja ndaj perspektivës së tij evropiane. Ajo shprehu ndërkohë synimin e vendit të saj për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit të BE me rajonin përmes masave praktike, siç është infrastruktura e nevojshme energjetike. Zonja Zaharieva theksoi se integrimi më i shpejtë në BE tashmë është njohur si një nga ekonomitë kryesore të rajonit, duke shtuar se Ballkani Perëndimor duhet të përdorë këtë mundësi unike pasi Presidenca e Këshillit të BE-së po mbahet në vazhdim nga pesë shtete anëtare pro-zgjerimit të BE: Estonia, Bullgaria, Austria, Rumania dhe Kroacia.
Sekretari i Përgjithshëm i KBR Svilanoviç theksoi se rajoni mund të përfitojë nga një bashkëpunim i ardhshëm midis KBER dhe Bullgarisë në cilësinë e saj si Presidenca e Këshillit të BE. “Ne presim me padurim presidencën bullgare të BE-së, dëshirën dhe ambicien e saj të fortë për të vënë një fokus më të madh në Ballkanin Perëndimor gjatë gjysmës së parë të vitit 2018” tha ai.
Zoti Svilanoviç e njoftoi ministren për aktivitetet e Këshillit, veçanërisht ato që lidhen me zbatimin e Planit Shumëvjeçar të Veprimit (PSHV) në Zonën Ekonomike Rajonale të Ballkanit Perëndimor të miratuar nga udhëheqësit e rajonit në Trieste këtë verë dhe aktivitetet në këtë drejtim. “Ne krijuam PSHV-in për të mundësuar rrjedhën e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punës shumë të kualifikuar, duke e bërë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti duke shpejtuar perspektivat e saj në BE dhe duke e bërë rajonin të rritet ekonomikisht” tha ai.
Të dy zyrtarët folën gjithashtu për aktivitetet konkrete të presidencës bullgare të BE dhe takimin e paralajmëruar të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, i cili duhet të zhvillohet në maj 2018 në Bullgari.

Sicred