KRYEFAQJA » LAJME » Ballkan, 80% e të anketuarve- ligji nuk zbatohet në mënyrë të barabartë!
Ballkan, 80% e të anketuarve- ligji nuk zbatohet në mënyrë të barabartë!

Ballkan, 80% e të anketuarve- ligji nuk zbatohet në mënyrë të barabartë!

Duke folur në panelet e dedikuar për sigurinë dhe sundimin e ligjit të edicionit të 13-të të Forumit Strategjik të Bledit, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR), Goran Svilanoviç, theksoi lidhjet e pazgjidhshme mes sigurisë, ligjit dhe performancës ekonomike.
“Janë tronditëse të dhënat e paraqitura në anketën e KBR -së për Ballkanin për vitin 2018, që tregon se 79% e qytetarëve të rajonit mendojnë se ligji nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe madje 70% nuk kanë besim në institucionet e tyre, të kombinuara me perceptimin e 1/3 që mendojnë se korrupsioni është problemi kryesor në ekonominë e tyre. Për të ndryshuar këtë, ne duhet të punojmë pa pushim, për të përmirësuar veten “, tha Svilanoviç.
“Prandaj, KBR së bashku me partnerët tanë në rajon do të vazhdojë misionin e saj në rilidhjen e rajonit me BE me investime të mençura në ekonomitë me vlerë të shtuar dhe heqjen e pengesave në faza të ndryshme zhvillimit të ekonomisë. Po aq e rëndësishme është forcimi i sundimit të ligjit, llogaridhënies dhe transparencës, mbështetur nga një mjedis i sigurtë dhe i qëndrueshëm” tha ai
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR), Goran Svilanoviç ka folur edhe në Konferencën e 8-të të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Evropës Juglindore (SEENSA), bashkëorganizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) dhe Zyra e Qeverisë së Sllovenisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, që po zhvillohet paralel me Forumin Strategjik të Bledit. Ai preku numrin gjithnjë e më të madh të kërcënimeve dhe incidenteve kibernetike. “Cyberspace është një shtyllë erritjes ekonomike, por incidentet e sigurisë në kibernetikë mund të prishin furnizimin me shërbime thelbësore dhe të dëmtojnë besimin e popullatës në shërbimet dhe produktet digjitale. Sulmet kibernetike llogariten të kushtojnë 400 miliardë euro çdo vit, ” thotë Svilanoviç.
Ai paraqiti gjetjet paraprake të një studimi mbi sigurinë kibernetike të porositur nga KBR, i cili duhet të finalizohet në fund të shtatorit, duke treguar se shumë nga agjencitë kyçe në këtë fushë kanë mungesa në staf, burime financiare dhe të teknologjisë ndërsa një shqetësim kyç në të gjitha ekonomitë lidhet me “ikjen e trurit”, pasi të gjitha ekonomitë e BB-së raportuan norma të larta të migrimit në BE në lidhje me profesionistët e TIK.
“Megjithatë, çështjet e sigurisë nuk janë gjëja e vetme e rëndësishme që duhet të bëjmë, pasi zgjerimi nuk ka të bëjë me BE-në më të sigurt” përfundoi Svilanoviç.
Forumi Strategjik i Bled bashkon një grup të ndryshëm pjesëmarrësish, përfshirë kryetarët e shteteve dhe qeverive, ministrat, diplomatët, biznesmenët, studiuesit dhe ekspertët, të rinjtë dhe mediat nga e gjithë bota. Forumi fokusohet në përfshirjen e pjesëmarrësve në diskutimet rreth, dhe kërkimin e zgjidhjeve për sfidat rajonale dhe globale.

Sicred