KRYEFAQJA » LAJME » Balla: Thirrje PD-së që mos të bllokoje kalimin e amendamenteve në Kuvend

Balla: Thirrje PD-së që mos të bllokoje kalimin e amendamenteve në Kuvend

Partia Socialiste propozon një draft të ri për reformën zgjedhore, në të cilin janë integruar rekomandimet e OSBE-ODHIR. Në një dalje të posaçme pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore dhe nënkryetari i grupit Taulant Balla thotë: “Sot ekspertët tanë kanë gati një draft të parë lidhur me ndryshimin e ligjit për partitë politike për të garantuar transparencën e shpenzimeve. Drafti i ekspertëve të partisë socialiste është drafti më i mirë që i adreson të gjitha këto rekomandime”.

Balla duke i dhënë përgjigje PD-së, për platformën zgjedhore, sqaron se Komisioni shqyrton amendamente dhe jo platforma. “Unë shpresoj dhe besoj që partia demokratike duhet të heqi dorë nga historia sipas të cilës partia demokratike paska një platformë dhe platforma e tyre nuk mund të miratohet, ne nuk kemi një komision të reformës zgjedhore që diskuton platforma. Ne kemi një komision të reformës zgjedhore që diskuton vetëm rekomandime të OSBE-ODHIR” tha Balla.

Taulant Balla në emër të partisë socialiste konfirmon ndryshime që kanë të bëjnë me finacimin e partive politike në fushata zgjedhore, përfshirjen e një arsimtareje në përbërje të KZAZ dhe padyshim qëndrimin për votën e emigrantëve.

“Grupi parlamentar mbështeti tërësish kërkesën tonë për tju adresuar kuvendit të shqipërisë për shtyrjen e mandatit të komisionit të reformës me 60 ditë . Partia socialiste e shqipërisë vëren me shqetësim se si ka mundësi që partia demokratike është kundër votës së emigratëve. Komisioni i reformës zgjedhore funksionon mbi bazën e konsensusit” shtoi më tutje zoti Balla.

Sicred