KRYEFAQJA » LAJME » Balla: Të gatshëm të bashkëpunojmë me opozitat për integrimin
Balla: Të gatshëm të bashkëpunojmë me opozitat për integrimin

Balla: Të gatshëm të bashkëpunojmë me opozitat për integrimin

Partia Socialiste tashmë e vetme në pushtet, është e gatshme të bashkëqeverisë edhe me dy opozitat parlamentare për integrimin e Shqipërisë ne BE. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha gjatë Shkollës Verore Europiane që u mbajt të hënë në Tiranë, se “PS që unë përfaqësoj është e gatshme të bashkëqeverisi me të gjithë njerëzit, sigurisht edhe me opozitat parlamentare në objektivin e përbashkët për integrimin europian”. “Ne do të bëjmë gjithçka mundemi si mazhorancë për të garantuar që një frymë shumë e mirë komunikimi që ka mbizotruar në Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe Komisionin e Integrimit të jetë një model i ri i punës parlamentare për ti dhënë fund një fotografie jo shumë parlamentare të ditës së enjtë në parlament” tha zoti Balla.

Sicred