KRYEFAQJA » LAJME » Balla: Qeveria socialiste do të këmbënguli në zbatimin në kohë të kontratave
Balla: Qeveria socialiste do të këmbënguli në zbatimin në kohë të kontratave

Balla: Qeveria socialiste do të këmbënguli në zbatimin në kohë të kontratave

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka premtuar se qeveria socialiste qeveria do të ndryshojë tërësisht mënyrën e lidhjes së kontratave dhe tenderimit të objekteve të rëndësishme, për të përfunduar në kohë ndërtimin e tyre. Zoti Balla e bëri këtë deklaratë gjatë një takim me banorët e Broshkës, lidhur me shqetësimin e tyre për ecurinë e ngadaltë të punimeve për ndërtimin e urës mbi lumin Shkumbin, që bën të mundur lidhjen e këtij fshati me aksin nacional Elbasan-Peqin. “Jemi shumë të shqetësuar për punimet e deritanishme të kompanisë dhe ky është një rast i cili nga qeveria jonë do të adresohet për të ndryshuar tërësisht mënyrën e lidhjes së kontratave, për mënyrën e tenderimit të objekteve të rëndësishme, sepse çdo objekt e ka një afat dhe tejkalimi i këtij afati është në dëm, qoftë të cilësisë së punimeve, sepse nuk mund të bësh një këmbë ure sot dhe një pas 6 muajsh dhe sa të bëhet këmba e fundit, e para është rrëzuar” tha zoti Balla. “Kemi marrë të gjitha garancitë nga kjo kompani dhe sigurisht do të ushtrojmë të gjithë kontrollin që na jep ligji, në mënyrë që 31 Tetori të jetë afati i fundit i dorëzimit të kësaj vepre në mënyrë që banorët e zonës të jenë përfitues të këtij investimi kaq të rëndësishëm” tha deputeti Balla.
Zoti Balla dhe kreu i Bashkisë së Elbasanit u përballën me shqetësimin, por edhe vlerësimin e banorëve të zonës.”Nisi para një viti, populli mezi e priti, por tani po prishet koha dhe këtu nuk punohet më. Do vijë puna dhe do te thonë s’kemi ç’ti bëjmë natyrës. Pse me dy punëtorë bëhet kjo?” tha një prej tyre.
“Për ne kjo urë nuk është vepër, por kryevepër. Ura ekzistuese ka marrë jetë njerëzish me ato telat e varur, por natyra bëri që ato tela të këputeshin dhe sot të vijmë deri këtu. Kjo urë i ka të gjitha këtu, zhavorrin, rërën, të gjitha këtu, pra këta jo vetëm duhet ta kishin mbaruar, por të na kishin marrë përsipër edhe një rrugë, t’i hidhnin ca zhavorr, për ta ndihmuar këtë fshat” tha një tjetër banor.
Ura ekzistese në fshatin Broshkë u shemb në Janar të vitit 2016 nga prurjet e shumta të lumit Shkumbin. Kjo nuk ishte e vetmja emergjecë me të cilën u përball Bashkia e Elbasanit dhe Qeveria Shqiptare në atë periudhë. Situata e pazakontë e motit bëri që disa ura të shemben dhe disa të tjera të dëmtohen duke kërkuar ndërhyrje urgjente.
Kreu i Bashkisë së Elbasanit Sejdini tha se “Në Papërr do të ketë edhe dy ura të tjera, ura beli, që sipas të gjitha gjasave do të përfundojnë para kësaj ure”. Sipas tij “Paprri është njësia vendore që ka marrë më shumë investime në Bashkinë e Elbasanit, jo rastësisht, i ka pasur nevojë të kahershme, nevoja të cilat ne arritëm t’i plotësojmë dhe do vazhdojmë investimet në pjesën tjetër të kësaj njësie administrative duke ecur paralelisht edhe me njësitë e tjera administrative që edhe ato kanë marrë investime shumë të fuqishme”.

Sicred