KRYEFAQJA » LAJME » Balla: Prokuroria të hetojë materialet audio të PD

Balla: Prokuroria të hetojë materialet audio të PD

Menjëherë pas publikimit të materialeve për vëllain e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, nga deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, socialistët i kërkuan prokuorisë të nisë hetimet. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se askush nuk është mbi ligjin. “PD pretendon se materiali është autentikë dhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, kemi të bëjmë me një provë që implikon ministrin dhe të vëllain. Por a është një provë apo një inskenim për të baltosur këdo që i del përpara? Prokuroria mund t’i japë përgjigje” tha zoti Balla. “Në zbatim të ligjin, disponuesit e këtij materiale as të provuar dhe as autentik, duhet të depozitojnë materialin në Prokurori. Prokuroria nuk duhet të ja lërë këtë çështje akuzatorëve, por duhet të fillojë hetimet. Shqiptarët të marrin të vërtetën. Për ne askush nuk është mbi ligjin dhe nuk e bën ligjin. Prokuroria të mos humbë asnjë moment dhe të hetojë çështjen. Këtu ose duhet të ndëshkohet i akuzuari ose të ndëshkohen akuzuesit e kësaj shfaqe”, tha zoti Balla.

Sicred