KRYEFAQJA » LAJME » Balla: Pro ngritjes së komisionit të reformës zgjedhore

Balla: Pro ngritjes së komisionit të reformës zgjedhore

Partia Socialiste shprehet pro dhe e gatshme për ngritjen dhe funksionimin e komisionit të Reformës Zgjedhore. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla njëkohësisht ftoi opozitën që të ulet në tryezë për këtë çështje, por shprehet se nuk mund të ketë kushte. “Ne duam të kemi me opozitën një tryezë ku mund të diskutojmë çështje të rëndësishme dhe propozimi i kryeministrit është ende i gatshëm për tju paraqitur opozitës. Lidhur me reformën zgjedhore dua ta them shumë qartë që ne jemi të gatshëm në seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë të ngrihet menjëherë komisioni i posaçëm për të filluar menjëherë punën për të adresuar çështjet e lëna ende pezull të paadresuara nga raportet e OSBE/ODIR-it dhe të partnerëve të tjerë. Menjëherë sa të filloje puna të gjitha këto çështje që ka adresuar zoti Basha të jenë pjesë e shqyrtimit nga ana e komisionit të reformës zgjedhore. Në një reformë të rëndësishme siç është reforma zgjedhore nuk mund të ulesh me kushte por nëse do të kishte një kusht bazë për të filluar reformën zgjedhore ai duhet të ishte patjetër ajo që e presin të gjithë shqiptarët e që është vota e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë” theksoi mes të tjerash kryetari grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla .

Sicred