KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Balla në Bari: Të rritet bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë
PS, Balla: Propozimi i Bashës për veting është propagandë!

Balla në Bari: Të rritet bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet për një vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të Universitetit Ekonomik të Barit. Gjatë qëndrimit atje,  zoti Balla ka dhënë një intervistë per televizionin “Telebari”, gjatë së cilës theksoi forcimin e mëtejshëm ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë, veçanërisht rritjen e bashkëpunimit me rajonin e Pulias. “Duhet të bëjmë më shumë për rritjen e këtij bashkëpunimi. Përmes Korridorit të 8-të, mallrat e Italisë mund të shtrihen ndaj Malit të Zi, Maqedonise e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor” theksoi zoti Balla.

Sicred