KRYEFAQJA » LAJME » Balla: Jo në listat e deputetëve gjyqtarët dhe prokurorit që nuk kanë kaluar vettingun
Balla: Jo në listat e deputetëve gjyqtarët dhe prokurorit që nuk kanë kaluar vettingun

Balla: Jo në listat e deputetëve gjyqtarët dhe prokurorit që nuk kanë kaluar vettingun

Partia Socialiste ka paraqitur një propozim të ri për ndryshime në kodin zgjedhor i cili nëse miratohet do të aplikohet në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Propozimi synon radikalizimin e qëndrimit ndaj gjyqtarëve apo prokurorëve që nuk kanë kaluar në procesin e vettingut. Deputeti socialist dhe bashkëkryetari i komisioni të Reformës Zgjedhore Taulant Balla, tha se ata nuk duhet të lejohen të kandidojnë në këto zgjedhje. “Propozimi që ne do të depozitojmë sot ka të bëjë me një shtesë në kodin zgjedhor që parandalon përfshirjen në listën e kandidatëve të gjithë ata gjyqtarë apo prokurorë të cilët kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk i janë nënshtruar procesit të vettingut, ose e kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit, por procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar” tha zoti Balla. Sipas tij “Ky është një hap i rëndësishëm sepse sikurse Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar edhe ligjin për parandalimin e personave me rekorde kriminale që të përfshihen në procesin zgjedhor, kështu edhe gjyqtarë apo prokurorë që nuk kanë kaluar vettingun apo nuk e kanë përfunduar procesin e rivlerësimit nuk mund të përfshihen në listat zgjedhore”.
Deputeti socialist Balla tha se propozimi synon të merret në konsideratë dhe të diskutohet nga komisioni për Reformën Zgjedhore. Ai shpreson që ky propozim të mos kundërshtohet nga PD dhe opozita. “Unë shpresoj se PD nuk do dalë kundër këtij propozimi që garanton mospërfshirjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë bërë vettingun në listat e kandidatëve për deputetë. Do të ishte një fyerje e rëndë ndaj qytetarëve shqiptarë, çdo parti që do të jepte një mesazh negative në dëm të implementimit të sistemit të drejtësisë duke përfshirë persona që vijnë nga sistemi i drejtësisë, por që nuk kanë kaluar vettingun” tha deputeti socialist Taulandt Balla.

Sicred