KRYEFAQJA » LAJME » Balla, inspektime në Librazhd

Balla, inspektime në Librazhd

Autoriteti Rrugor Shqiptar, pas me shumë se 60 vitesh nderhyri për rikonsuruksionin e një nënkalimi mes hekurudhes dhe aksit nacional Librazhd-Peshkopi, i cili lejonte vetëm kalimin e autoveturave. Investimi i sherben jo vetëm banoreve te zonave rurale, por  shmang qarkullimin e mjeteve te tonazhit te rende ne qytetine  Librazhdit. Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla së bashku me Drejtorin e ARRSH Afrim Qendro, Drejtorin e Përgjithshëm të Hekurudhave Ani inspektuan punimet në këtë kantier.

 “Jemi këtu për të ndjekur nga afër punimet që bëjnë të mundur kalimin e çdo lloj automjeti në nënkalimin me hekurudhën i cili pengonte prej 40 vitesh lëvizjen e automjeteve të tonazhit të rëndë. Prej vitesh ky investim ishte i domosdoshëm dhe më në fund u mundësua nga ARRSH. Më në fund, kjo rrugë e cila lidh një zonë malore do të jetë funsionale”

Kreu i ARRSH-se njoftoi per te tjera projekte te rendesishme ne Elbasan.

 “Në bashkëpunim me Ministrinë e Energjetikës dhe me Fondin Italian të Investimeve jemi duke bërë gati, kemi hartuar termat e references, për dy projekte shumë të rëndësishme që janë për Qarkun e Elbasanit, që janë By Pass i Elbasanit i cili me përfundimin e rrugës Tiranë-Elbasan, shmang trafikun nga qyteti, dhe projekti tjetër Elbasan-Qukës, me idenë që kur nisesh nga Tirana, i gjithë aksi të jetë në parametra dhe formën që duhet.”

Investimet do te shtrihen edhe ne rrjetin e hekurudhave,per te mundesuar lidhjen me Maqedonine.

Ani Dyrmishi, drejtori i hekurudhave u shpreh: “Ky investim i ARRSH ndikon edhe në përmirësimin e rrjetit hekurudhor Durrës-Pogradec i cili aktualisht është jashtë funksionit, por me ndërtimin e këtij nënkalimi kjo linjë do të bëhet funksionale. Po ashtu përmirësimi i koridorit 10 që do bëjë të mundur lidhjen me Maqedoninë. Gjatë këtij viti mbarojmë fazën e studimit për pjesën Durrës-Rrogozhinë dhe vitin tjetër përfundon edhe studimi për pjesën tjetër Rrogozhinë-Lin-Maqedoni.”

Kreu i ARRSH-se,siguron qe me masat qe po ndermerren,nuk do te kete problematika gjate dimirt me bllokime te rrugeve.

Sicred