KRYEFAQJA » LAJME » Balla i përgjigjet Bylykbashit për reformën zgjedhore
Balla i përgjigjet Bylykbashit për reformën zgjedhore

Balla i përgjigjet Bylykbashit për reformën zgjedhore

Taulant Balla e konsideroi si manovër të opozites, pretendimin për votimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Menjëherë pas deklaratës së Oerd Bylykbashi, nga kryesia e kuvendit Balla u shpreh se mazhoranca është e gatshme të pilotoje votimin elektronik.

“Të zgjedhë qarkun ku do të ketë numërimin elektronik, të zgjedhë qarkun ku do të ketë identifikimin biometrik sipas përcaktimit që ka sot kodi zgjedhor pavarësisht që në kodin zgjedhor ka qënë një dispozitë tranzitore që përcaktonte për 2013. Ne jemi gjithmonë të gatshëm që ndryshimet që kanë të bëjnë me kodin zgjedhor të bëhen me frymën e konsensusit” tha zoti Balla.

Për mazhorancën, të vetmet amendamente mbi të cilat do të punoje për reformën zgjedhore janë ato të propozuara nga OSBE-ODHIR. Sipas tij PD po tenton të bllokoje këtë proçes, sikurse bëri me reformën në drejtësi.

“Ti nga një anë bllokon vettingun, nga njëra anë çon ligjin për këshillin e lartë të gjyqësorit dhe keshillin e lartë të prokurorisë në gjykatë kushtetuese dhe ketu thua hajde hetimin e korrupsionit zgjedhor tja çojmë SPAKUT kjo është vetëm thjesht të luash sepse ti nga një anë bllokon ngritjen e SPAKUT dhe nga ana tjetër thua hajde ta bëjmë kete kështu siç është” shtoi më tutje Balla.

Taulant Balla duke theksuar se depolitizimi i anëtarëve të KZAZ, ose depolitizimi i anëtarët të 7-të duke e zgjedhur nga rradhët e arsimtarëve ose noterëve,do të ti japë proçesit besueshmëri. Ai e ftoi opozitën që të fillim të Janarit 2017 të ulen sërish në tryezë duke shpresuar në gjetjen e një konsensusi.

Sicred