KRYEFAQJA » LAJME » Balla: Dhuna në parlament, solidaritet mes gjyqtarëve dhe politikanëve të korruptuar
Balla: Dhuna në parlament, solidaritet mes gjyqtarëve dhe politikanëve të korruptuar

Balla: Dhuna në parlament, solidaritet mes gjyqtarëve dhe politikanëve të korruptuar

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka akuzuar opozitën se po synon të bllokojë vendimin e Komisionit Europian në prag të hapjes së bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë, si dhe Reformën në Drejtësi. “Jo më kot ky qëndrim bëhet në seancën e fundit para datës 17 prill, që është një ngjarje e rëndësishme për vendin” tha zoti Balla mes kaosit dhe zhurmës së opozitës në sallën e Parlamentit. “Sot është seanca e fundit parlamentare para se javën e ardhshme të vendoset për hapjen e negociatave dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Ky do të jetë një lajm shumë i mirë” u Për kreun e grupit parlamentar socialist pas protestës së opozitës qëndrojnë edhe gjyqtarët e korruptuar, por Reforma në Drejtësi po ecën përpara. “E gjithë kjo dhunë sot në Parlament është shprehja më e qartë e shprehjes së solidaritetit mes gjyqtarëve të korruptuar dhe politikanëve të korruptuar si Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi” tha zoti Balla.

Sicred