KRYEFAQJA » LAJME » Balla: Bashkëpunimi i ngushtë mes PS dhe Instituti Demokratik Amerikan

Balla: Bashkëpunimi i ngushtë mes PS dhe Instituti Demokratik Amerikan

Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Instituti Demokratik Amerikan do të bashkëpunojnë për të bërë transparencën e financimit të partive politike në Shqipëri. Përmbajtja e një memomrandumi është diskutuar në Uashington gjatë një takimi të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe përfaqësuesve më të lartë të Insitutit Demokratik Amerikan.

“Për ne është shumë e rëndësishme asistenca e vyer që ky institut, do ti japi për transparencën e financimit të partive politike. Kujtoj se aktualisht një prej çështjeve më të rëndësishme dhe që po diskutohet në politikën shqiptare, transparenca, mënyra si financohen partitë politike, kemi nja parti politike mbi të cilën rëndojnë akuzat e mënyrës së financimit të një veprimtarie lobingu në SHBA” tha zoti Balla për RTSH. Ai theksoi gjithashtu se Insitutit Demokratik Amerikan është i gatshëm të mbështesi dhe të asistojë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, reformë e domosdoshme që duhet të konkretizohet sa më shpejt pasi ka lidhje me zgjedhjet.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri të ditur gjithashtu se Insitutit Demokratik Amerikan do të mbështesi Akademinë Politike të PS, në krjimin dhe mbështetjen e udhëheqësve të rinj politikë të së majtës shqiptare.

Sicred