KRYEFAQJA » LAJME » Balili, dosja e dy skafistëve
"Dosja Balili" do të gjykohet nga Flora Hajeredinaj

Balili, dosja e dy skafistëve

Kelmend Balili pritet të dalë ditën e enjte në Gjykatën e Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë, të dhënë në mungesë. Do të jetë gjyqtarja Miliana Muça, relatore e çështjes e caktuar pas shortit të hedhur sot. Gjykata pritet që të vendosë mbi masën “me burg pa afat” të kërkuar nga prokuroria për të quajturin “Escobarin e Ballkanit”, i cili shumë shpejt pritet që të përballet me akuzat, pasi dosja është dërguar në gjykatën e Krimeve të Rënda për gjykim. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin, trafikim të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale”.
Greqia i është përgjigjur në fund të muajit dhjetor 2018, përmes një letërporosie, kërkesës së Krimeve të Rënda, e cila këmbënguli t’i dorëzoheshin prova shtesë ndaj 47-vjeçarit. Në aktet e vënë në dispozicion të organit të akuzës, janë edhe dësmitë e dy të dyshuarve si skafistë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj.
Duke u bazuar në këto dëshmi Prokuroria ka prova vetëm për një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, ku në përgjimet del edhe emri i Kelmend Balilit.
Me 6 maj 2016 shtetasit shqiptar Petro Dalanaj dhe Kleanthi Palaj , duke vepruar me urdhër të Kelmend Balilit dhe në marrëveshje të plotë me trafikantin grek Georgion Alifandi, futën me rrugë detare në territorin grek me skafin me emrin “Vasiliki”, një sasi kanabisi të papërpunuar prej 679 kg, e transportuar nga Shqipëria, me pikë nisjeje të papërcaktuar saktësisht, por afër zonës së Sarandës, me destinacion përfundimtar shkarkimi, në zonën e pabanuar në ishullin Zakinthios, me qëllim dorëzimin e tyre në anëtarët e organizatës kriminale në Greqi.
Kjo sasi thuhet në aktet e palës greke, u kap 3 ditë më pas në rimorkion e një kamioni gjatë transportit për në kryeqytetin grek, në Athinë dhe me destinacion vendet e tjera të Evropës. Ky është episiodi në të cilën autoritetet greke lidhin grupin e trafikantëve grek me Kelmend Balilin, dëshmi këto që pritet të rëndojnë pozitat e Balilit.

Sicred