KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Baleti Preljocaj mahnit publikun shqiptar

Baleti Preljocaj mahnit publikun shqiptar

Preljocaj ka lënë pa frymë publikun në Pallatin e Kongreseve të mërkurën në mbrëmje. Me titull “Still life” balerinët e kompanisë së koreografit franko-shqiptar sollën jetën para syve tanë me poezinë dhe tragjedinë e lëvizjes apo kotësinë e saj.
Angjelin Preljocaj kishte zgjedhur Tiranën si skenën e premierës botërore të spektaklit të tij më të fundit duke i bërë një tribut rrënjëve të veta shqiptare. Një spektakël i cili solli hijeshi lëvizje dhe trandje shpirti për kohën që kalon, për jetën vdekjen dhe pasionin”.

Në trupën e Prelocajt prej pak kohësh interpreton edhe balerini shqiptar Redi Shtylla i cili bashkë me balerinin francez risollën në skenë pjesën “Trait d’union” që është një rikthim i pjesës së baletit të shkruar në vitin 1989 ndërkohë që pjesa “Stilllife” ose “Natyrë e qetë” në 50 minuta, ishte një kundërvënie përmes lëvizjes dhe emocionit ndaj vanitetit dhe kotësisë së jetës së përditshme duke e sjelle kete jo vetem me levizje, por edhe me objekte me ngarkesa të forta simbolike si klipsedra, kafka, kurora. Një spektakël për të mos u humbur.

Sicred