KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ding: Kinezët në zemrën e shqiptarëve dhe shqiptarët në zemrën e Kinës e kinezëve!
Baleti kinez i Ansamblit të Guangdong-ut; Intervista me Ambasadorin Kinez

Ding: Kinezët në zemrën e shqiptarëve dhe shqiptarët në zemrën e Kinës e kinezëve!

Rrallë kemi parë një balet modern nga Kina e Largët në Shqipëri. E sidomos kur ky kërcim vjen nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve së Guangdong-ut. Ai është themeluar në vitin 1949, dhe është një prej grupeve më të mira artistike në jug të Kinës, me famë ndërkombëtare. Në skenën e Universitetit të Arteve, ky ansambël solli baletin modern ‘Zgjimi’, i cili në 4 akte përçoi me simbolika e personifikime, një muzikë e lëvizje magjepsëse një admirim të lartë ndaj mistikes, jetës së fortë si dhe pasionin ndaj dashurisë e jetës në natyrë, në fshat.  Bukuri skenike që na vijnë, falë festimeve për 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë që sapo ka nisur. E që do të pasohet me shumë aktivitete të tjera.

Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding, foli rreth eventit, si edhe rreth planeve të tij për marrëdheniet artistike dhe turistike mes dy vendeve: “Jemi në fëzën e përgatitjeve të veprimtarive për 70-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-Kinë. Gjatë të cilave do të ketë sidomos veprimtari në fushën e kulturës, artit, muzikës tradicionale, kuzhinës kineze, por mund të ketë edhe kung fu, meditim kinez etj. Por do të ketë edhe simpoziume shkencore. Një nga fushat ku do të fokusohem gjatë punës sime si ambasador, është edhe shkëmbimi mediatik mes dy vendeve. Do fokusohem që të ftoj në Shqipëri edhe gazetarë nga Kina dhe anasjelltas, gazetarë shqiptarë që të vizitojnë Kinën. Janë mbi 100 milionë turistë kinezë që udhëtojnë nëpër botë, e do të dëshiroja që të shtohet numri i tursitëve kinezë në Shqipëri dhe anasjelltas, shqiptarë që vizitojnë Kinën. Motoja ime është: Kinezët në zemrën e shqiptarëve dhe shqiptarët në zemrën e Kinës e kinezëve.” tha zoti Zhou Ding.

Sicred