KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Balerini i parë i Vjenës Eno Peçi sjell Exil &Deja Vu në Tiranë

Balerini i parë i Vjenës Eno Peçi sjell Exil &Deja Vu në Tiranë

Nën ritmet si thirrje nga kujtesa e shpirtit, balerini dhe koreografi Eno Peci, sjell në skenën shqiptare krijimet e tij “Exil” dhe “Deja vu”. Balerini i parë i Operas së Vjenës, nuk i ka prerë kurrë rrënjët me atdheun. Ai prej tyre merr force dhe gjen ekspresivitet kur krijon siç është edhe pjesa e titulluar “Exil” ku balerinet shqiptare perjetojne secili pervojen e vet te largimit nga diku nga diçka e shtrenjtë, një histori që ka prekur shumë artistë madje edhe vetë Enon. “U mundova që këto dy pjesë ti sjell në Tiranë me mendimin që edhe “Exil” do të përshtatej më shumë në Shqipëri” thotë ai për RTSH. “Kur krijova “Exil” me ide e koncepte shkova më shumë në vitin 1997″ thotë Eno.
Teksa në skenë jemi mësuar ta shohim veshur me elegancën e baletit klasik nga pamjet e koncertit të vitit të ri të Vjenës, Peçi në krijimet e tij të dancit kontemporan i jep vetes një liri tjetër e cila ndjehet më shpirtërore dhe më vibruese. “Muzika klasike është bazë dhe ka shumë emocion. Unë jam munduar që të zgjedh muzikën klasike, por ta thyej nëpërmjet stilit tim kontemporan, ta thyej përmes lëvizjeve dhe të tregoj me gjuhën e trupit, pavarësisht se muzika është ajo që të ndihmon të shprehesh” thotë balerini Eno Peci.
Kundrejt baletit klasik, krijimi për të është një liri dhe lartësim në një nivel tjetër ku nuk ka limite teknike veç trup dhe lëvizje që merr ritme muzike dhe shpirti. “Proçesi i krijimit më nxit shumë sepse fillon, por nuk ka mbarim” thotë Peçi. “Në krijim hyjnë gjëra të ndryshme. Nëse ke një stil aq më mirë, është një plus, por krijimi nuk është vetëm koreografi, është regjizurë, drita, muzika, koncepti, disa elemente të përbashkët që mundohesh t’ia shprehësh publikut” spjegon balerini për RTSH.
Krijimet e Eno Peçit, tashmë janë në fazën finale të përgatitjes me balerinët shqiptarë ku janë aktivizuar balerinët më të mirë të TOB në një përvojë tërësisht të rrallë. Në sallën e Universitetit të Arteve më datë 25 dhe 26 Nëntor, “Exil” dhe “Deja vu” jane dhurata per festen kombetare qe Eno Peci I ben publikut shqiptar.

Sicred