KRYEFAQJA » LAJME » Baku, Meta takohet me Yldirim
Baku, Meta takohet me Yldirim

Baku, Meta takohet me Yldirim

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryeministrin e Republikës së Turqisë, zotin Binali Yildirim, i cili gjithashtu merr pjesë në Forumin Global të Baku-së.
Sipas njoftimit të presidencës shqiptare presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht miqësore e vëllazërore, si dhe të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Turqia i ka dhënë shqiptarëve ndër vite.
Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi rolin dhe kontributin e dhënë nga agjencia shtetërore turke për bashkëpunim dhe koordinim, TIKA, e cila është e pranishme dhe e ka shtrirë aktivitetin e saj mbështetës në të gjithë vendin.
Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu se Turqia është një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar për Shqipërinë dhe nënvizoi se, mundësitë e rritjes së këtij bashkëpunimi, si në aspektin tregtar, ashtu edhe atë të investimeve të drejtpërdrejta turke, që po rriten në mënyrë që qëndrueshme, janë të mëdha.
Duke u ndalur në çështjet e sigurisë, Presidenti Meta theksoi se, si dy vende aleate në NATO dhe partnere prej vitesh, Shqipëria dhe Turqia do të vijojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, organizatave terroriste dhe kërcënimeve të tjera të përbashkëta.

Sicred