KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bajden: Rusia po përpiqet të destabilizoje Ballkanin dhe Evropën

Bajden: Rusia po përpiqet të destabilizoje Ballkanin dhe Evropën

Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të bashkuara, Xho Bajden, deklaroi se presidenti i Rusisë Vladimir Putin po përpiqet që të destabilizojë Evropën. Zoti Bajden mbajti një fjalim në Samitin Europian Konkordia që po zhvillohet në Athinë. Duke tërhequr vëmendjen se Evropa dhe SHBA-ja kanë vështirësi, me të cilat duhet të luftojnë së bashku, foli edhe për tensionet politike në Ballkan, krizën në Ukrainë si dhe luftën kundër Shtetit Islamik. Bajdeni theksoi se në Ballkan tensionet janë rritur për shkak të administrimit të dobët. Kurse për Ukrainen dhe pjesën lindore të kontinentit, Bajdeni tha: Jo vetëm ky rajon, por e gjithë Evropa është nën kërcënim. Po vërejme se në të gjithë kontinentin Rusia, më tepër Putini, përpiqet që të destabilizojë solidaritetin evropian. Kriza e energjisë në Evropë, varësia nga gazi rus, ia lehtëson punën Rusisë sepse ajo shfrytëzon pikat e dobëta për të minuar unitetin e Evropës. Xho Bajdeni bëri thirrje për unitet dhe solidaritet duke thënë se BE-ja dhe NATO-ja duhet të mbahen gjallë.

Sicred