KRYEFAQJA » LAJME » Azili i Gruevskit, komisioneri Hahn pret sqarime nga Orban

Azili i Gruevskit, komisioneri Hahn pret sqarime nga Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, duhet të jap shpjegime në rast të dhënies së azilit politik të kërkuar nga ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski. Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, tha përmes rrjetit social Twitter se “nëse konfirmohet, unë pres disa spjegime nga Viktor Orban”. Sipas Komisionerit të Zgjerimit është e papranueshme që Hungaria ta konsiderojë Maqedoninë vend të pasigurt për sa kohë ai është një vend kandidat për antarësim në Bashkimin Europian. Sipas Hanit forca e ligjit mbetet një princip bazë i vendeve anëtare dhe i atyre që pretendojnë të antarësohen në BE. Është thelbesore për besueshmërinë e Bashkimit Europian.

Sicred