KRYEFAQJA » LAJME » Axhenda e misionit të BE-së nesër në Tiranë
Misioni i eurodeputetëve, ende asnjë rezultat në zgjidhjen e krizës

Axhenda e misionit të BE-së nesër në Tiranë

Ashtu siç u paralajmërua pak ditë më parë, Bashkimi europian ka ngarkuar reporterin për Shqipërinë Flekenshtain dhe zv.kryetarin e komitetit të jashtëm të Parlamentit europian McAllister, të bisedojnë me palët në Tiranë për arritjen e një zgjidhjeje të situatës parazgjedhore. Burimet zyrtare të parlamentit europian i thanë televizionit publik se dy eurodeputetët gjermanë do të jenë në Tiranë, të marten në mesditë për t’u takuar me përfaqësues të shumicës qeverisëse dhe opozitës shqiptare. Sipas planifikimeve të deritanishme, një konferencë shtypi për median, pritet të mbahet në orët e vona të së martes, përafërsisht 23:30. Axhenda mëse e rezervuar, por dhe fakti që deklarimi në media do të jetë në orët e vona të mbrëmjes, si në asnjë rast tjetër nga BE, i shtohen pritmërive që bisedimet të jenë të vështira, sa dhe qëllimit të të dërguarve që të dalin me një produkt zgjidhjeje nga takimet me politikën e Tiranes. Ndërsa raporteri për Shqipërinë, Flekenshtain ka qënë pranë zhvillimeve të vendit edhe në situata të tjera, angazhimi i McAllister, reporter për Serbinë në Parlamentin europian, është i ri dhe bëhet intrigues nëse i referohemi faktit që mediat gjermane e cilësojnë atë si kancelari në pritje i Gjermanisë.

Sicred