KRYEFAQJA » LAJME » Avokati i Popullit nis procesin për vettingun
Avokati i Popullit i kërkon KQZ: Bëni transparencën e burimeve të financimit të partive

Avokati i Popullit nis procesin për vettingun

Avokati i Popullit shpalli  zyrtarisht të premten thirrjen për 79 kandidatët që janë pjesë e listës që nuk i plotësonin kriteret formale, për shkak të mungesës së dokumentacionit. Administrata e Totozanit do të presë duke nisur nga e hëna dokumentet që kualifikojnë një pjesë të mirë të kandidatëve që nuk u përfshinë në listën formale herën e parë. Procesi do të monitorohet edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ndërkohë zyra e Avokatit të Popullit bëri me dije se gjatë javës së ardhshme do të punojë pa pushim nga ora 08.30 e mëngjesit deri në orën 20.30 të mbrëmjes. Procesi i dorëzimit të dokumenteve përfundon në 27 mars.

Sicred