KRYEFAQJA » LAJME » Avokati i Popullit, Ballanca: Do të vazhdoj përpjekjet që ky institucion, të jetë i fortë dhe i pavarur!
Avokati i Popullit, Ballanca: Do të vazhdoj përpjekjet që ky institucion, të jetë i fortë dhe i pavarur!

Avokati i Popullit, Ballanca: Do të vazhdoj përpjekjet që ky institucion, të jetë i fortë dhe i pavarur!

Pak ditë pas zgjedhjes në parlament, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka nisur zyrtarisht detyrën. Paraardhësi i saj Igli Totozani kishte organizuar një cermoni mirëseardhjeje dhe dorëzimi detyre, e rrallë kjo për institucionet shqiptare në momentet e ndryshimit të drejtuesve. Pas prezantimin me stafin e institucionit, zoti Totozani i kaloi detyrën zonjës Ballanca. “Ndihem e privilegjuar që do drejtoj këtë institucion dhe angazhohem të mbroj me përkushtim Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Shqipëri” tha me këtë rast zonja Ballanca. “Dy paraardhësit e mi zoti Dobjani dhe zoti Totozani, kanë kontribuar për themelimin dhe ngritjen e institucionit të Avokatit të Popullit, ndaj edhe unë do të vazhdoj përpjekjet që ky institucion, të jetë i fortë dhe i pavarur!” premtoi ajo.

Sicred