KRYEFAQJA » LAJME » Avokati i Llallës: S’kemi hetime

Avokati i Llallës: S’kemi hetime

Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas transferimit nga prokuroria e Durrësit. Ndaj tij po hetohet për 4 akuza, por avokati i tij ligjor, Sokol Hazizaj tha se ndaj tij nuk ka një qëndrim institucional që pranon faktin se ka hetime ose jo. I kontaktuar në telefon, avokati Hazizaj tha se 8 ditë më parë i është drejtuar me një memo prokurorisë Durrës, ku i kërkon njoftimin për nisjen e proçedimit penal apo hetimin nisur ndaj ish kryeprokurorit, por ende nuk ka një përgjigje institucionale. Disa javë pas vendimit të Departamentit të Shtetit, Prokuroria e Durrësit, nisi hetimin ndaj Adriatik Llallës, për disa vepra që lidhen me pastrimin e parave.

Sicred