KRYEFAQJA » LAJME » Avokati i Izet Haxhisë: Do kërkoj rihapjen e çështjes

Avokati i Izet Haxhisë: Do kërkoj rihapjen e çështjes

I sapoekstraduar nga Turqia, Izet Haxhia, personi i dënuar nga drejtësia shqiptare për vrasjen e ish deputetit Azem Hajdari, është shoqëruar në burgun 302 në Tiranë. Gjatë paradites së sotme ai është vizituar nga avokati i tij, Fran Dashi, i cili ka deklaruar se do të kërkojë rihapjen e çështjes, pra rigjykimin e klientit të tij, për shkak se Haxhia është dënuar në mungesë. Avokati ka theksuar se rihapja e gjykimit, do të zhvillohet pas asnjë nuancë politike, por në bazë të informacioneve që klienti i tij disponon. Izet Haxhia, mbërriti të martën në aeroportin Nënë Tereza rreth orës 20.10 dhe u shoqërua nën masa të rrepta sigurie. Disa ditë më parë ai u vetëdorëzua në policinë turke, me qëllim që të niste proçedura e ekstradimit drejt Shqipërisë. Haxhia nuk ka bërë kërkesë për rishikim vendimi, një veprim juridik ky që e shpëton atë nga gjykimi i çështjes nga gjykata e krimeve të rënda, e cila është kompetente për veprën penale për të cilën ai është dënuar në mungesë.

Sicred