KRYEFAQJA » LAJME » Avokati Hajdari: Kërkesa e prokurorisë e pabazuar në ligj e prova
Avokati Hajdari: Kërkesa e prokurorisë e pabazuar në ligj e prova

Avokati Hajdari: Kërkesa e prokurorisë e pabazuar në ligj e prova

Në seancën e dytë të mbledhjes së Këshillit të rregullores, Imunitetit dhe Mandateve, ku po diskutohet lidhur me kërkesën e prokurorisë për ndalimin e ish ministrit të brendshëm në vitet 2013-2017 Saimir Tahiri, avokati i këtij të fundit zoti Artan Hajdari ka deklaruar se kërkesa e prokurorisë është e pabazuar në ligj dhe në prova. “Kuvendi të mos e pranojë. Provat të mos merren në konsideratë, pasi nuk përbëjnë indicie për dhënien e autorizimit për arrestimin” tha zoti Hajdari. Sipas tij prokuroria ka materiale që janë nga media. “Nuk ka asnjë implikim që tregon lidhje direkte, dhe indirekte, periferike, apo aksidentale, apo dyshime që mund të krijojnë bindje në lidhje me veprimtarinë e atij grupi kriminal” tha avokati Hajdari.

Sicred