KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Avioni ushtarak rus rrëzohet në Detin e Zi.
Një avion ushtarak rus me 92 persona në bord është rrëzuar në Detin e Zi, ku 84 ishin pasagjerë dhe 8 ekuipazh. Avioni u zhduk nga radari 20 minuta pas ngritjes nga aeroporti Adler. Mediat thonë se avioni po fluturonte në provincën Latakia të Sirisë, ndërsa ende janë të paqarta shkaqet e rrëzimit. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë thotë se në avionin TU-154 ishin anëtarët e korit Aleksandrov dhe përmbante personelin e Shërbimit dhe gazetarë dhe nuk raportohet për të mbijetuar. Agjencitë e lajmeve thonë se një ekip shpëtimi ka gjetur tashmë mbetjet e avionit në Detin e Zi. Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes ruse Igor Konashenkov tha se avioni mbante pasagjerë të cilët do të merrnin pjesë në festimet për Vitin e Ri për trupat ruse të vendosura në Siri. Rusia, një aleat kyç i presidentit sirian Bashar al-Asad – është duke kryer sulme ajrore kundër asaj që i përshkruan si grupe terroriste.

Avioni ushtarak rus rrëzohet në Detin e Zi.

Sicred